Emri+Foto/ KQZ merr kërkesën e befasishme: Dua të bëhem deputet, i shërben parlamentarizmit

0
118

Ditën e sotme është protokolluar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një kërkesë e papritur, pasi një kandidat në zgjedhjet e kaluara, ka depozituar të firmosur dhe vulosur nga një avokat kërkesën për të marrë mandatin e deputetit.

Faxweb.al mëson se Tasim Mehmeti, nga Vlora dhe me banim në Tiranë kërkon të marrë mandatin e deputetit duke arsyetuar se bazohet në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

Sipas tij, ka qenë radhitur i dyti në listën emërore të kandidatëve për deputet me siglën e subjektit “Sfida për Shqipërinë”.

Mehmeti argumenton se në Parlament janë plot 18 vende vakante dhe bazuar në ligj, duke qenë se nga listat e subjekteve të tjera nuk ka dalë asnjë kandidat për të marrë mandatin, është e drejtë e tij të zërë zërë një nga vendet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në kërkesën e tij shkruhet:

I nderuar kryetari i KQZ  Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here