Friday, December 27, 2024
Home Politikë ‘Anti KÇK’/ Nënkryetari i PR: Rama nuk e lufton dot, është palë...

‘Anti KÇK’/ Nënkryetari i PR: Rama nuk e lufton dot, është palë me krimin

0
179

Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partia që përfaqëson mbështet goditjen e krimit.

Sulaj shtoi se Partia Republikane nuk beson se kjo qeverisje, e bërë palë me krimin, mund të godasin kriminalitetin.

Ky akt normativ që u miratua nga maxhoranca, ka një fillim nga më herët. Në mbështesim të gjithë oficerët e policisë që luftojnë krimin. Tani, ne kemi 7 vjet që ndjekim Ramën në qeveri, që ka vënë në parlament kriminelë. Edhe pse u miratua ligji i dekriminalizimit, Edi Rama futi në parlament njerëz të inkriminuar prapë. Duhet të ndajmë shoun mediatik dhe punën që duhet bërë.

Duket shou e jo punë reale. Ne e dimë shumë mirë si juristë që krimi i organizuar nuk e mban pasurinë me emrin e vet, por me rrethin e afërt. Edi Rama ka një problem të madh, sepse ai është i kapur nga krimi. Para një jave, kemi një fotografi të Ramës që rri me njerëz të inkriminuar. Krimi luftohet me vullnet politik. Unë mendoj se qeveria sot është me krimin”, u shpreh Sulaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here