Fushata për 21 qershorin/ Sloganet dhe pankartat e çuditshme të zgjedhjeve: Nga “Mos votoni kaurin” te “Rroft Qifi”

Gëzim Saliu

rroft qifiRisitë, Halim Kosova dhe Xhelal Mziu me slogane të ndryshme nga ai i koalicionit të djathtë

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, krahas tensionit të dukshëm që u përçua edhe përmes “mallkimeve” të liderëve e të partive kryesore në vend, duket se kanë sjellë me vete edhe situata të çuditshme, njëkohësisht edhe humoristike. “Gabimet” në sloganet partiake apo pankartat e militantëve, si edhe mbishkrimet e ndryshme në mitingje janë përcjellë me jo pak batuta në rrjetet sociale. Po ashtu nuk kanë munguar mbishkrime në anët e rrugëve, të cilëve në të shumtën e rasteve u ka munguar edhe rregulli më elementar drejtshkrimor, gjë e cila i ka kthyer ato në objekt batutash jo vetëm mes qytetarëve, por edhe mes vetë ligjvënësve në parlament.

 

Rastet

Vetëm pak ditë më parë, gazeta “Standard” përcolli lajmin e gafës së stafit elektoral të kandidatit të së majtës në Mallakastër, ku në vend të emrit të Shyqyri Kapllanit ishte vendosur ai i kandidatit të PS-së në Lushnjë, Fatos Tushe. Një gafë kjo që u shoqërua më pas me humor në rrjetet sociale, por që nga ana tjetër tregoi mungesën elementare të përgjegjshmërisë të stafeve të kandidatëve për bashki. Një poster në përmasa të tilla si ai i Mallakastrës ka shpenzimet e tij, të cilat sigurisht në rastin më të mirë mund të ishin përdorur për disa llamba më shumë në rrugët e qytetit. Një tjetër rast i çuditshëm u paraqit edhe në Peqin, ku “target objekti” ishte një pankartë e mbështetësve të kandidatit të së majtës të propozuar nga PDIU, Saimir Hasalla. Në pankartën që mbanin në duar militantët e forcës së drejtuar nga Idrizi shkruhej “Rroft Qifi”, duke ia dedikuar këtë deputetit të kësaj zone Aqif Rakipi, i cili është mbështetësi kryesor i kandidatit Hasalla në Peqin. Përtej faktit se mbishkrimi në pankartë ka gabime drejtshkrimore, bie në sy edhe shkurtimi i emrit të deputetit, gjë e cila është bërë, me sa duket, nga militantët për t’i dhënë “dedikimit” nota “dashamirësie”. Po ashtu një tjetër rast u shfaq dy ditë më parë në Këlcyrë me mbishkrimet në rrugë të mbështetësit të kandidatit të pavarur në Këlcyrë, i cili pas tërheqjes së Muhametit nga PD-ja, ka marrë edhe mbështetjen e opozitës. Në pjesën anësore të rrugës, mbështetësit e kandidatit shkuan më tej garës partiake, duke përcjellë me mesazhin e tyre edhe përpjekjen për ndarjen e qytetarëve sipas bindjeve fetare. “Voto Bujar Fezga e jo kaur” ishte parulla e shkruar në pjesën anësore të rrugës, për të cilën sigurisht nuk mund të vendosim me siguri gishtin tek kandidati apo edhe tek forcat që e mbështesnim, pasi shpeshherë janë vetë militantët që përcjellin mesazhe të tilla pa menduar për pasojat që sjellin ato në komunitet.

 

Sloganet e ndryshuara

Ndërkaq, krahas pjesëve të çuditshme të fushatës, nuk kanë munguar edhe risitë e vetë kandidatëve me sloganet për zgjedhjet vendore, të cilët në disa raste kanë “sfiduar” edhe vetë partitë që i kandidojnë. Duke iu përshtatur situatës apo nevojave të zonës ku kandidojnë, në këto zgjedhje ka pasur edhe kandidatë që nuk kanë ngurruar të kenë një slogan të ndryshëm nga ai i partisë që i ka zgjedhur. Kështu kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, doktor Halim Kosova, ka zgjedhur një slogan specifik për garën e tij, kjo edhe si një formë përgjigjeje ndaj rivalit të tij, Veliaj. Ndryshe nga të gjithë kandidatët e PD-së në këto zgjedhje, të cilët përfaqësohen me sloganin “Punë dhe dinjitet”, Kosova ka zgjedhur sloganin “Punë, jo fjalë”. Përmes këtij slogani, siç edhe ka vetë ka bërë të ditur doktori, kandidati i PD-së ka përçuar mesazhin e vënies në plan të parë të punës, duke u lënë kundërshtarëve debatin politik. Po ashtu edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu, ka zgjedhur të modifikojë disa sloganin e koalicionit që përfaqëson, duke i dhënë rëndësi procesit të urbanizimit në njësinë që drejton. Slogani i Mziut në këto zgjedhje është “Urbanizim, Punë dhe Dinjitet”.

 

Humori në rrjetin social

Zgjedhjet vendore janë përcjellë edhe përmes humorit në rrjetet sociale, ku ka pafund meme për kandidatët apo edhe për sloganet e tyre. Më poshtë ju paraqesim disa prej tyre:

 

Rama i quajti gagarelë dhe maskarenj, Unioni i Gjyqtarëve: Ndal sulmeve përgjithësuese

Pas deklaratave te kryeministrit Rama në emisionin “Opinion”, ku pasi foli për operacion të pamëshirshëm në drejtësi tha se ka gjyqtarë maskarenj dhe gjykata gagarele, reagoi dje Unioni i Gjyqtareve te Shqipërisë. Duke deklaruar se distancohet me forcë nga fenomen antiligjor, Unioni deklaroi dje se kreu i qeverisë duhet të ndalë sulmet përgjithësuese ndaj gjyqtarëve. “Me keqardhje të thellë konstatojmë se, kohët e fundit përfaqësues të lartë të politikës po bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, të përsëritura, duke anatemuar në mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim gjithë gjyqtarët dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për këtë fenomen dhe bën thirrje për ndaljen e tij pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë ne vend”, – thuhej në deklaratën e Unionit. Pak ditë më parë në një intervistë, kreu i qeverisë deklaroi: “Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin, do e shohin se çfarë i pret. Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarelë dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko