Shkelja/ Shpërthen Malltezi: Pyesni Blushin a lejon ligji që noteri të ketë kompani private tjetër?

0
117

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas raportimeve në media se bashkëshortja e Ben Blushit, me profesion notere ka shkelur ligjin “Për Noterinë”, teksa rezulton aksionere në një kompani private.

Në një reagim, Malltezi shprehet: Pyesni Blushin a lejon ligji qe noteri të ketë kompani private tjetër?

“Le pastaj me atë që po përlan 370 milion euro para publike”, shton kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Malltezi shpërndan dhe nenin 19 të ligjit “Për Noterinë”, që flet për papajtueshmërinë e profesionit.

“Ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private, me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore, sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në ligj.

“Ligji Blush, ai për të cilin je betuar dhjetëra herë…”, shton Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here