Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.
Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA-ve u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan Daily Mail.
Ai u largua nga shtëpia gjatë kohës që pronari i tij ishte duke fjetur.
Rreshteri Rusty Martin tha: ”Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ja hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë.”
Policia e Odessa bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.
Më pas Departamenti mundi të gjejë pronarin e qenit, Alvaradon.
Alvarado falenderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qendrojë në një vend të vetëm.
”Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do tja dijë nëse unë shqetësohem për të”, tha Alvarado për NewsWest 9.