Shërohen 45 të infektuar nga koronavirusi në Itali, 653 të infektuar, 17 të vdekur….

0
132

Është rritur bilanci i të prekurve me koronavirus në Itali duke kapur shifrën 653, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 17, ku 5 persona humbën jetën ditën e djeshme. Duhet thënë se një rritje vihet re edhet të pacientët e shëruar, 45 të tillë.

Përpos rajonit më të prekura, Lombardia (403) të infektuar ka në Veneto (111 të infektuar), Emilia Romagna (97 ), Liguria (19), Sicilia (4 ), Marche (6), Lazio (3), Campania (3), Toscana dhe Piemonte (2), Tiroli Jugor, Abruzzo dhe Puglia (1).

Aktualisht rezultojnë 248 pacientë me simptomat e koronavirusit, 56 janë në kujdes intensiv dhe 284 në izolim në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here