Një shpërthim ka ndodhur natën e sotme në fshatin Kurcaj të Krujës në një gurore. Duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi Asllan Jaupaj 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi Gani Demnushi 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Mësohet se gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt ky ia kishte lënë në administrim prokurorit Neritan Jaupajt.
Informacion paraprak:
Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.