E di mire se kur shuhet dashuria….

0
247

Franco Santoro

girl-with-leaves Lucian FreudNjë kolazh me poezi të përkthyera nga Natasha Lushaj

Kaq e mallkuar është kjo Toka!…

“Nëse ndonjëherë kalon çaste të vështira në jetë,

mos u shkurajo.

Edhe engjëjt plagosen dhe hyjnë në krizë

kur kalojnë mbi tokë”

***

Antonia Pozzi (1912-1938)

Poete italiane, e rrymës së krepuskolarëve dhe hermetikëve.

 

Unë vij nga dete të largët

dhe jam një anije e rrahur

nga dallgët

dhe erërat,

gërryer nga dielli,

kalbur

nga stuhitë;

Unë vij nga detet e largëta

mbushur me gjëra të pafundme

zhbërjesh,

frutash të çuditshme

të ngrëna,

prej skuqjes së etjes

të çara,

tkurrur;

me krahë të ndritshme direket

çrrënjosur antenat

mbledhur velat

lëshuar litarët

lagështuar

akset e urave;

Unë jam një anije

një anije që sjell me vete gjurmët

e të gjitha muzgjeve

në vazhdat ujore pësuar;

Unë jam një anije

që ankorimin kërkoj

në të gjitha brigjet.

Anija sërish ëndërron e plagosur

më të parin e porteve:

por ç’vlen

nëse përmbi shkumën

e udhës së saj

përsëri bie

dallga e lodhur?

Oh, zemra ime di

ta gjejë

vazhdën e saj

mes dallgëve!

Oh, zemra ime di

të kthehet

në brigjet e veta!

Oh ti, breg i përjetshëm,

ti, foleja e fundit

e shpirtit tim emigrant,

o ti, tokë,

ti atdhe,

ti rrënjë e thellë

e udhës sime mbi ujëra,

o ti, qetësi

e përçartjes sime

nga dhimbja;

Oh, merrmë ti

në molet e tua,

ti je porti

dhe në ty qoftë rënia

e çdo ngarkese të vdekur;

në gjirin tënd qoftë e lehtë rënia

e çdo spirance,

në zemrën tënde

rëntë ëndërrimi

i një veli muzgu,

kur

nga pleqëria e thellë

nga lodhja e madhe

në ujëra bumbyer

në heshtjen e ujërave të tua,

qofsha

anije e rëndë

e thyer.

 

***

Pedro Salinas

Nuk dua të ikësh, dhimbje,

e fundmja formë e të dashuruarit.

Ndiej që jetoj

kur ti më jep dhimbje

jo në ty, as këtu, më përtej:

në tokë, në vitin nga vjen

në dashurinë për të

dhe gjithë atë që ish.

Në këtë realitet të mbytur

që mohon vetveten

dhe pohon kokëfortësisht

të mos ketë qenë kurrë,

të mos ketë qenë asgjë tjetër

veçse një pretekst imi për të jetuar.

Nëse nuk më mbetesh as ti,

e pakundërshtueshmja dhimbje,

edhe unë mund ta besoj;

por ti rri me mua.

E vërteta jote më siguron

se asgjë nuk qe gënjeshtër

dhe derisa të vazhdoj

të të ndiej, dhimbje,

për mua do të jesh prova

e një tjetër jete

kur ti nuk më dhimbje.

Prova e madhe, e largët,

se ti ke qenë, se je

se më ke dashur, po,

edhe se të dua akoma.

***

Alda Merini

Çmenduri, armike ime rioshja,

dikur te mbaja si nje vel mbi syte

dhe mezi te zbulohesha.

Me kishe pare nga larg si synim

dhe mendove se jotja muze isha;

kur me erdhi renia e dhembeve

qe akoma me dhembin ne eshtra,

ti bleve ate mollen e se ardhmes

per te me dhene frutin e aromes tende.

_

“E vërteta është gjithmonë e njëjta:

ligësia e njerëzve

të poshtëron

dhe për ty ndërton një tempull urrejtjeje

pas portës hapur përgjysmë.

Vetëm dashuria e njerëzve të varfër

shkëlqen më shumë se çdo filozofi.

I varfri të jep gjithçka

dhe pa ta përplasur poshtërsinë tënde fytyrës”.

***

Herman Hesse

I trishtë

Të pyeta pse i mban sytë

mbërthyer në të mitë

si tek një shenjë ylli në qiell

në dallgë fluksesh të errët.

Më vështrove gjatë

siç sheh tejpërtej një fëmijë

pastaj the butë:

të dua, se je kaq i trishtë.

**

Efraim Medina Reyes

“E di mire se kur shuhet dashuria

behet kaq ftohte, me shume se vdekje.

Me e keqja eshte se nuk shuhen

njekohesisht te dyja palet dhe,

nese ende je ndezur,

do te doje te ishe vdekur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here