E ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, gazetarja Sonila Meço u shpreh se fjalimi i Metës ishte një fjalim që ngjallte frymë dhe ndërgjegje.
Sipas Meços, presidenti është duke propozuar një ndarje të re, mes puçistëve dhe atyre që duan shtetin e së drejtës.
Meço: Ishte një fjalim i fortë që ngjallte frymë, që ngjallte ndërgjegje. Sigurisht që ka shumë persona që Ilir Metës si person politik i shohim një mijë e një të meta, problemi është se fjalimi në vetvete kishte dy qëllime kryesore, e para që të fiksohen disa fjali në mendje, prandaj ishte zgjedhur i pari, Ladio Bianko, kushtetuta, shteti i së drejtës, zgjedhjet, besoj se kishte frymë, për ta ngjallur këtë ndërgjegje. Presidenti është duke propozuar një ndarje të re, puçistët, ata që kapin shtetin e të drejtës, dhe nga ana tjetër një frymë e përgjithshme, që këtu nuk synohet të ndahen shqiptarët mes vedi, por synohet që të ndahet klika, sekti, grupi. Kjo ndarje e re, e një grupi puçist, dhe një grupi që kërkon shtetin e së drejtës, është më pozitive për shoqërinë, i bën njerëzit që të besojnë.