Poeteka, në rrjetin evropian të revistave Eurozine

0
208

Poeteka, në rrjetin evropian të revistave EurozineNë një rast celebrimi, 10 vjet nga dalja në treg, revista e kulturore dedikuar krijimtarisë letrare, “Poeteka”, është përfshirë në rrjetin e revistave kulturore evropiane, që lidh 80 revista partnere si dhe institucione bashkëpunimi mes tyre në të gjithë Evropën. Kjo është shënuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme për botuesit e Poetekës, të cilët kanë dhënë lajmin përmes rrjetit social. EUROZINE është gjithashtu një net-magazine, që publikon artikuj të përzgjedhur nga partneret e saj, botuar më parë në revistat kulturore të rrjetit në gjuhën amtare, të cilat përkthehen në një nga gjuhët kryesore evropiane.

EUROZINE, në formën dhe formatin që na paraqitet sot, është themeluar në vitin 1998. Anëtarët themelues të EUROZINE janë: Mittelweg 36 (Hamburg, Gjermani), Kritika & Kontext (Bratislavë, Sllovaki), Ord&Bild (Göteborg, Suedi), Revista Crítica de Ciências Sociais (Coimbra, Portugali), Transit – Europäische Revue (Vjenë, Austri) dhe Wespennest (Vjenë).

Historiku i EUROZINE si koncept dhe network joformal daton në vitin 1983. Që nga ajo kohë, revistat më të rëndësishme kulturore europiane takohen një herë në vit në qytetet të ndryshme të Evropës për shkëmbyer mes tyre ide dhe përvoja. Ndërkohë, rreth 100 revista kulturore nga pothuajse çdo vend evropian janë bërë të përfshirë në këto takime.

Në vitin 1995, takimi u zhvillua në Vjenë. Suksesi i këtij takimi, në të cilin morën pjesë për herë të parë edhe shumë revista të Evropës Lindore, së bashku me zhvillimin e shpejtë të internetit, nxiti mendimin e editorëve të e revistave për t’i zhvilluar më tej format ekzistuese (letër) të rrjetit drejt një forme virtuale, më bashkëpunuese me njëra – tjetrën.

Revista POETEKA falënderoj me mirënjohje të gjithë ata autorë, përkthyes, lexues dhe artistë që iu bashkuan dhe bashkëpunuan me këtë nismë kulturore, si dhe të gjithë ato institucione, vendas dhe të huaj që e mbështetën ndër vite duke besuar në vlerat e revistës dhe te koncepti që ajo mbart dhe përcjell.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here