Raporti paraprak i Venecias/ Braho: Iu kthye mazhorancës në bumerang…

0
121

I ftuar në Syri TV për të komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias sa i përket përplasjeve mazhorancë-President lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, avokati Ledio Braho është shprehur se:

“Sa i përket afatit 30-ditor, është i qartë. Në rastin e Kuvendit është kushtetues, ndërsa në rastin e presidentit nuk është kushtetues por ligjor. Kur fillon afati për presidentin? Prandaj dhe ndodhi ky ngërç. Ishte letërkëmbimi i kryetarit të KED, i cili shkaktoi edhe këtë kaos. Rradha se si është rënditja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese është qartësisht e përcaktuar në Kushtetutë.
Dërgimi i listave nga kreu i KED është një shkelje kushtetuese dhe caktimi i afatit 30-ditor tregojnë se mazhoranca ka patur qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese ose e pakta bllokimin e saj”, u shpreh Braho.

Sipas tij, kërkesa e dërguar nga vetë mazhoranca në Komisionin e Venecias lidhur me emërimin e Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, iu kthye shumicës në në bumerang pasi Venecia del qartazi kundër saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here