Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se gruaja që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth saj. Në hyrje të emisionit “Opinion”, Fevziu u shpreh se gruaja në fjalë pas kthimit nga Italia pak kohë më parë dhe është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për penumoni, që prej datës 5 mars. Rezultatet e analizës kanë dalë vetëm sot dhe kanë treguar që gruaja është e infektuar me “Covid-19”.
Gazetari shtoi se gruaja është relativisht në moshë dhe prej pesë ditësh ka qenë në kontakt të afërt me familjarët e saj dhe me të gjithë stafin e spitalit. “Rrezikon që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që një e shtruar në Lombardi infektoi dhjetëra persona,”– tha në fund Fevziu.