Katy Perry ka anuluar të gjitha koncertet. Ylli i muzikës gjendej në Australi dhe u kthye me urgjencë drejt ShBA, pas përhapjes dhe frikës nga koronavirusi.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, dy persona në Australi saktësisht në “Woolloomooloo”, ku Perry do të jepte koncertin, janë infektuar me virusin dhe stafi u udhëzua menjëherë të vetë karantinohen.
Katy u këshillua të anulonte koncertin dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Në Australi deri tani janë 194 të infektuar me Koronavirus, deri të enjten në mbrëmje.