Koronavirusi/ Lushnjari në gjendje të rëndë, ja si e mori infeksionin…

0
133

Teksa numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 38, 12 prej tyre jane të shtruar në spitalin Infektiv. Dy janë në gjendje të rëndë.

Raportohet se mes të prekurve rëndë është një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ndodhet në terapi intensive.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se pacienti ka qenë i shtruar që në datën 23 shkurt në sanatorium. Sipas informacioneve të marra, 66-vjeçari vuante nga sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmoneve.

Pas daljes pozitive të këtij rasti, Drejtoria e Shëndetit Publik ka njoftuar Policinë e Shtetit për të futur në karantinë familjarët e 66-vjeçarit.

Përsa i përket infektimit të 66-vjeçarit nga Lushnja mendohet se ka qenë baxhanaku i tij, i cili ka disa ditë që ka ardhur nga Italia. Ky i fundit është vetëkarantinuar, por sipas informacioneve nuk ka shfaqur shenja të Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here