Pandemia në Gjermani/ Merkel mbyll qendrat e prostitucionit dhe bordellot

0
153

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel, së bashku edhe me drejtuesit e landeve bënë të ditur masat drastike, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në shtetin më të fuqishëm të Europës.

Gazeta më e madhe gjermane, “Bild”, raportoi për masa dhe udhëzime të reja dhe uniforme, për kufizimin e kontakteve sociale në sferën publike.

Qeveria gjermane ka vendosur të mbyllë jo vetëm shkollat, universitet, kafenetë, diskot, teatrot, operat, muzeumet, ekspozitat, tregjet speciale, pikat e basteve, sheshet e lojërave, por kufizimet do të prekin edhe industrinë e seksit përfshirë qendrat e prostitucionit dhe bordellot, shkruan “Bild”.

Të hapura do të jenë farmacitë, supermarketet, pikat e furnizimit të makinave me karburant, por edhe pikat e shitjes së gazetave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here