Jemi ndalur për të nisur një epokë të re…

0
170

Nga Dom Gjergji

Diçka brenda vetes më thotë se kjo kohë “ngujimi” na është dhënë të mendojmë se si do të jetojmë jetën tonë pas koronavirusit.

Sepse realisht do të jetë një epokë e re në një botë që ishte më shumë e shqetësuar për bursën e Milanos e të Tokios se sa për jetën e njerëzve, më shumë për puset e naftës se sa për dinjitetin e popujve, më shumë për arin dhe diamantin e Afrikës se sa për shëndetin e afrikanëve, më shumë për propagandën dhe pushtetin se sa për mirqënien e qytetarëve.

Është një kohë e re që po vjen e kërkon një sjellje të re! A do të ndryshojmë përnjimend apo do të bëjmë sikur? A do të jetë një kohë e re edhe për religjionet e mendoj veçanërisht për Kishën Katolike? Ndoshta gjëra që nuk deshëm ne t’i ndryshonim me vullnetin tonë do të ndryshojnë për shkak të një virusi.

Jemi ndalur për të nisur një epokë të re që nuk është më vetëm për “lagjen” tonë ballkanike, por për gjithë planetin.

Por për këtë do të kemi kohë të flasim.

Tani të ushqejmë njëri-tjetrin me pozitivitet dhe kurajo.

Mendo dhe shkruaj ditarin tënd!

Ditë të qetë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here