Koronavirusi/ “Gjunjëzohet” Spanja, shkon në 491 numri i të vdekurve, mbi 11 mijë të prekur

0
133

Eshte rritur ne Spanjë numri i viktimave nga koronavirusi, në 491, nga 309, sa ishte një ditë më herët.

Numri total i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 11,100. Spanja ka mbyllur kufijtë e saj dhe ka nisur izolimin e pjesshëm të 47 milionë njerëzve.

Në mesnatën e shkuar, autoritetet atje kanë nisur t’i ndalojnë makinat që kalojnë kufirin nga Franca dhe Portugalia.

Madridi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve me koronavirus – 4,871, ndërsa pas tij vjen Katalonja me 1,394.

Autoritetet kanë thënë se mbi 1,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në Spanjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here