Aktorja e njohur, Ema Andrea, ka reaguar ne rrjetet sociale lidhur me problemet që po krijojnë të ashtuquajturat fasha të orareve, duke i derguar nje mesazh kreut te qeverise.
Sipas saj këto fasha orare shkaktojnë një dëm të madh tek qytetarët
Më poshtë, postimi i saj:
“Edi Rama, mbase ti nuk del ne rruge per te blere ushqime, ndaj nuk e kupton qe fashat orare qe ke vendosur, bejne me shume dëm se sa dobi!
Pavaresisht njerezve te pergjegjshem apo te papergjegjshem detyra juaj eshte te gjeni nje zgjidhje!
Oraret e levizjes se lire po kthehen ne takime per shperndarjen sa me te shpejte te virusit!
Merre si te duash kete mesazh.
I love me! Faleminderit”.