Qytetarë dynden në tregje, shpërthen ish-deputeti: Ramës i pëlqen dhe ndihet i relaksuar…

0
127

Edhe në qytetin e Fierit, qytetarët janë dendur paraditen e sotme në tregje për të blerë ushqime pasi do të jenë të izoluar ditën e hënë.

Pamjet i ka publikuar ish-deputeti i PD-së Luan Baçi përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se kjo nuk është për faj të tyre por për shkak të fashave të orareve.

Sipas tij, Ramës i pëlqen dhe ndihet i relaksuar që të lejë përshtypjen se qytetarët i fut me urdhër ai dhe se çdo gjë varet prej tij.

Postimi:

Fieri sot !

Kufizimi i levizjeve me orare te caktuara, ka bere, qe te kete nje dyndje shume te madhe te qytetareve ne pikat e tregtimit te mallerave te ndryshem.
Nuk ruhet distanca 1m nga njeri tjetri dhe kjo jo per faj te tyre, por te detyruar nga kushtet e krijuara te mbipopullimit te detyrueshem nga fashat e orareve.

KM del, dhe shpall tradhtare dhe armiq, ben presion dhe mbjell frike dhe panik, pa arritur te kuptoje se me kete menyre komunikimi, nuk u vjen ne ndihme qytetareve te vete, por ben te kunderten e asaj qe duhet.

Dikush ti thote se qytetaret ne 95% te tyre po bejne veteizolim se jane te ndergjegjshem per ate qe duhet te bejne dhe jo se u thote KM yne i kudogjendur dhe qe di çdo gje.

Dikush ti thote KM, se duhet ti drejtohet popullit te vete, me fjalet ” Te dashur motra dhe vellezer…” dhe tu beje thirrje, per te zbatuar udhezimet e mjekeve specialiste, pasi jemi ne lufte me nje virus dhe ky armik luftohet nga mjeket dhe nga mjekesia dhe jo nga KM i strehuar ne bunker, me ushtri dhe polici ne rruge me tanke dhe mitroloz.

Por siç duket KM tone i pelqen dhe ndihet i relaksuar qe te leje pershtypjen se qytetaret i fut me urdher ky dhe se çdo gje varet nga po ky.

Dhe ne te themi, “si lum ne qe ju kemi” po pse jo, te kemi dhe pak frike nga ky zoteria i gjate

Te dashur motra dhe vellezer, bashkeqytetare kudo qe ndodheni, te mirekuptojme dhe te bashkerendojme punet, te jemi serioze dhe korrekte ne zbatim te kesaj karantine te veshtire por shume te domosdoshme, per kapercimin e kesaj situate te jashte zakonshme qe po kalojme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here