Mjeku Musabelliu flet nga Kandaja: Situata është serioze! I vetmi moment ku njeriu, jo shkenca, jo teknologjia, e ka vet ka fatin në dorë…

0
92

Në një lidhje me skype ne studion e ABC News ishte neokirurgu Erion Musabelliu. Ai u shpreh i shqetësuar për situatën që ka shkaktuar pandemia e Covid-19, në të gjithë botën. Të gjithë shtetet janë kapur në befasi dhe se as në shtetet më të zhvilluara situata nuk paraqitet aspak e qetë. Për sa i përket komunitetit shqiptar që jeton në Kanada, Dr. Musabelliu u shpreh se nuk ka informacion se ndonjë bashkëkombas të jetë infektuar. Ndërkohë ai theksoi se Kanadaja ka marrë masa drastike të vetëizolimit të popullatës si e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

PJESË NGA BISEDA

1330 të prekur nga koronavirusi në Kanada, nuk bëhen me dije origjinën gjeografike e pacientëve sepse ruhet anonimati. Nga kontaktet e drejtpërdrejta mes individëve që komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, nuk kam informacion që ka të infektuar. Sot në territorin e Kanadasë jetojnë 130 mijë shqiptarë të regjistruar. Fatmirësisht infeksioni nuk është përhapur të paktën nga informacionet që kam.

Çfarë masash janë marrë në Kanada, dhe çfarë e bën të përhapet në mënyrë kaq të shpejtë këtë virus?

Aftësitë fizike të këtij virusi janë se shumëfishohet shumë shpejt dhe jeton shumë gjatë, pra është rezistent. Virusi kur vendoset në organizmin e njeriut çdo qelizë e dëmton. Bazuar në mënyrën e njohjes së këtij virusi dhe mënyra e përhapjes së tij, bëri që me të drejtë, shumë vende të botës morën masa drastike, e vetmja mundësi është distanca dhe izolimi. Këto janë këshillat që kanë dhënë këtu në Kanada, sot jemi në vetëizolim, edhe këtu. Me keqardhje shprehim se ka një përkeqësim të situatës.

Ka patur deklarata të ndryshme nga SHBA dhe Gjermania për mundësinë e testimit të një vaksine kundër koronavirusit, ju jeni thelluar edhe në kërkime shkencore, sa të mundur e shihni këtë?

Lajmin e mirë për testimet e para e shpërndau drejtori i institutit të sëmundjeve dhe kontrollit të barnave në Amerikë një profesor që është marrë me vaksinat, dhe është specialist i kësaj fushe. Lajmi është i mirë por më tëj nuk mund të japim lajme të mira sepse Testimi i parë është bërë në 45 pacientë por duhet bërë edhe testimi i dytë pas një muaji. Nëse ne vërejmë se vaksinat po reagojnë mirë, dhe kanë tregues të mirë kundër këtij virusi, atëherë duhet të bëhet edhe doza e dytë pas një muaji por ne nuk mund të presim edhe një muaj. Asnjë individ nuk e ka mundësinë të presë një muaj sot, në këto kushtet në të cilat jemi. Nga momenti kur vaksina jep një reagim pozitiv bëhet injeksioni i dozës së dytë.

Nëse sot në Shqipëri ka patur raste të reja, edhe kjo vazhdon e agravohet, nuk besoj se koha do të jetë e mjaftueshme, nga momenti që kjo vaksinë do jetë e  gatshme për tu lëshuar në treg, që të mbroj ata njerëz që do të jetojnë sot në glob.

Uroj që lajmin mos ta jap në mënyrë shqetësuese, por situata është serioze, dhe nuk kam ndonjë lajm të mirë, sepse vetë profesorët thonë se nuk ka asnjë lajm të mirë. Për të qenë real, mjeku që testoi vaksinën deklaroi se të paktën duhet 12 muaj për të patur një vaksinë në treg.

Ju keni shërbyer si mjek në Shqipëria, A mund ta përballojë Shqipëria këtë situatë?

Nëse më lejon të bëj një parantezë. Situata po rëndohet, shprehe shqetësim të vazhdueshëm bluzat e bardha, qeveritë po mbështesin me çdo fond të mundshëm bluzat e bardha, për sa i përket Shqipërisë unë kam studiuar dhe e njoh sistemin shëndetësor. Kam kontaktuar kolegë të mirë, njoh një pjesë të mirë të atyre që ndodhen në vijën e parë, kam besim në forcën dhe aftësitë e secilit.

Nuk mendoj se aftësitë që ata kanë, sot do të jenë të mbrojtura nga sistemi shëndetësor në Shqipëri, sepse situata rëndohet, prova e thjeshtë dhe e vetme është Italia. Në shtete të forta si ata me buxhete të konsoliduara, po ndjejnë vështirësinë e kësaj situate. Unë i besoj punës së jashtëzakonshme të doktorëve në Shqipëri, por kurrsesi këta individë nuk do munden ti bëjnë ballë nëse fluksi dhe situata arrin në shifra të shtuara.

Duke qenë  në këtë situatë, ne mundet që të shpëtojmë jetë, ky është i vetmi moment ku njeriu, jo shkenca, jo teknologjia, e ka vet ka fatin në dorë, kjo është më e thjeshtë se kurrë. Uroj çdokush ta kuptoj mesazhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here