Nga COVID-19 nuk vdesin vetëm ata që kanë sëmundje kronike, ish-ministri i Shëndetësisë thirrje të fortë….

0
119

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu deklaroi se COVID-19 është një epidemi që përhapet shpejt dhe se Shqipëria duhet të përgatitet për më të keqen. Në një lidhje Skype për ‘News24’ Shehu pohoi se autoritetet nuk duhet të humbasin kohë, por të nisin me testimet masive të popullsisë, siç e përcaktojnë dhe direktivat e OBSh.

Mes të tjerash Shehu tha se deri më tani nuk kemi një strategji reale për t’u përballur me COVID- 19

“Ka vdekshmëri më të lartë se gripi i zakonshëm. Në të gjithë këto elemente, deduksioni ka të bëjë se është një situatë tensionuese. S’po them se duhet të jetë situatë paniku. Njerëzimi në historinë e tij është p0ërballur me epidemi të ndryshme. Aq më shumë sot që niveli i shkencën, teknikës, mjekësisë, është në gjendje t’i bëjë ballë kësaj epidemie. T’i bëjë ballë me sa më pak humbje. Po tregohet se mund ta bllokojnë këtë epidemi, që të dalim nga kjo situatë pa shumë humbje. Këtu është një komunikim që nuk është lehtë të ndalet. Ka të sëmurë që kanë sëmundje shoqëruese, janë më të rriskuar. Çdo agresion që ka ndaj organizmit, lidhet dhe me forcat imune. Sa më i fortë të jetë organizmi, aq më mirë i bën ballë, Me ndihmën e sistemit shëndetësor. Po të shikosh, ne kemi 50 % të popullsisë, që kanë sëmundje shoqëruese. T’i vësh fajin sëmundjeve shoqëruese është gabim. Këta të sëmurë, si ata me diabet, nëse nuk do ishte goditur nga virusi, do të jetonte goxha. Pra, është gabim të nxjerrësh si shkak sëmundjen shoqëruese. Kjo është e zakonshme për njerëzimin. Aq më tepër mosha. Kemit ë sëmurë me mosha të mëdha, me forcë imune të mëdha, dhe të rinj me forcë imune të dobët. Shëndetësia ka për detyrë që t’i shërbejë individit. Duhet të përgatitemi për variantin më të keq. S’mund të bëjmë bilance të sakte me këtë numër testimesh. Ne neglizhojmë testimin horizontal. Ne kemi hequr dhe dorë nga epidemilogët, se nuk bëhet testimi i kontakteve. As testimin e njerëzve të afërt nuk bëjmë. Kjo ushtron diapazonin e testimit. Testimin nuk mund ta bësh vetëm me laborator në Tiranë. Kërkon padyshim një rrjet të tërë laboratorësh.”, tha Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here