BE i siguron Serbisë 93 milionë euro për luftimin e pasojave të koronavirusit

0
128

Komisioni Evropian do të ndihmojë me 93 milionë euro Serbinë për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi. Ky i fundit përmes një postimi në Twitter tha se gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë të ditur edhe ndihmën e BE-së.

“Bisedova sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në luftën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë” ka shkruar Komisioneri për Zgjerim i BE-së.

Ndihmat për Serbinë do të ndahen në dy faza, 15 milionë euro përkrahje të menjëhershme për sektorin e shëndetësisë dhe 78.4 milionë euro përkrahje për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here