Shkencëtari në SHBA pretendon se ka gjetur “kurën” për koronavirusin, ja çfarë përdori…

0
148

Një shkencëtar nga Kalifornia beson se ka gjetur një kurë antitrupash për të kuruar koronavirusin.

Dr. Jacob Glanville, Drejtori i Përgjithshëm i “Distributed Bio”, pretendon se mund të ketë gjetur kurën për të luftuar COVID-19, shkruan Daily Mail.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se kemi zbuluar disa antitrupa shumë të fuqishëm që mund të jenë efektivë kundër virusit”, tha Dr Glanville.

Shkencëtari se ka deklaruar për mediat se ekipi i tij përdori pesë antitrupa që neutralizuan SARS-in në 2002, dhe i adaptoi ata për të luftuar COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi i ri.

Coronavirus besohet të jetë më i butë se “kushëriri” i tij, SARS, dhe kërkon më shumë kohë që simptomat të shfaqen.

Por për shkak se ata janë virusë të së njëjtës familje, Dr Glanville thotë se antitrupat që luftojnë kundër një virusi ka të ngjarë të funksionojnë përsëri tek tjetri.

Në SHBA ka më shumë se 181,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe më shumë se 3600 vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here