Kryeministër i paaftë/ Keqtrajtues i shtresës së varfër, agresiv dhe arrogant!! Dashnor i Klientëve të mëdhenj…

0
140

Nga Aranita Brahaj

RAMA KY KRYEMINISTËR I PAAFTË TË BËJË POLITIKA PËR NJERZIT; KY KEQTRAJTUES I SHTERESËS SË VARFËR DHE TË MESME; KY AGRESIV DHE ARROGANT ME VENDIMMARRJET PËR TË NDERSHMIT; DASHNON I KLIENTËVE TË MËDHENj ME KONTRATA ME 9 SHIFRA

Qeveria Rama ka vite që shmang borxhin e brendshëm duke paguar interesa borxhi të jashtëm në tregje larg Shqipërisë, i bën të pafrytshme kursimet, bonot apo obligacionet e mijëra pensionistëve, kursimtarëve, emigrantëve që mbajnë ndonjë lek kursime të Shqipëri. E ashtu quajtura politikë e borxhit ka qenë një nga politikat më agresive për individin shqiptar me kursime, i diskriminuar nga raporti në rënie borxh i brendshëm kundrejt borxh i jashtë. I paafte për të kuptuar që të diskriminosh “lekun e shqiptarëve” është regres për konsumin, ekonominë vendase dhe individët.
Tani Rama godet edhe të vetmin fond që garanton mbijetesën në një shtet ku skema e pensioneve është mjerane dhe e falimentuar. Qirandhënësit e banesave modeste (jo ato të luksit).
Qeveria Rama me “përgjithmonë Ahmetaj” janë përgjegjës për rritjen agresive të tatimit në burim mbi qiradhënien ne 2013. Nga 10% në kohën e qeverisë Berisha në Qeverisjen Rama ky tatim u bë 15%. Po njësoj sot Rama synon të dobësojë këtë shtresë emigrantësh, kursimtarësh, njerëzish që paguajnë kredi për një pronë të blerë, njerëzit që përveç lugës bosh të pensioneve kanë sakrifikuar fort për një investim qiradhënie.
Nëse ka të papunë pa shtëpi faji është I Politikës boshe të strehimit të zotit Rama (Tashme në vitin e shtate në qeverisje). Dhe kjo qeveri duhet të subvensionojë edhe strehim për të varfrit jo të heqë nga goja e kursimtarëve qiranë e banesave modeste (jo lux).
Nëse të pastrehëve të tërmetit nuk ju vunë në dispozicion menjëherë apartamente të blera nga stoku I ndërtimit, kjo nuk u bë se buxheti I taksapaguesve ka para të tepërta të paguaj 1 deri 2 vjet qira.
Kjo u bë që njerëzit hallexhinj të rrinë “puth dorë” të Ramës dhe fondi i rindërtimit të pjellë një kontratë nga ato të mëdhatë, pa garë me klient të paracaktuar me shtëpi të ndërtuara si do Rama me kë do Rama.
Politika e Ramës me Strehimin, me Fondin e Rindërtimit, me rritjen e tatimit në burim për qiradhënien, dhe shumë të ardhura të tjera është politikë vulgare që diskriminon të varfrit dhe njëkohësisht ata që punojnë fort për të dalë nga shtresa ekstreme e varfërisë.
Politika e Ahmetajt për ta paguar interesin për borxhin publik jo për individin kursimtar por për institucionet dhe tregjet ndërkombëtare është politikë regresive për financat e individit vendas.
Rama është I paaftë të bëjë politika për njerëzit, keqtrajtues I shtresës së varfër dhe të mesme, agresiv dhe arrogant në vendimmarrjet. Dashnor i Klientëve të mëdhenj me kontrata mbi 9 shifra.
Në zgjedhjet që vijnë unë do votoj për tatim të sheshtë, tatim më pak se 15% , dhe për një ministër financash që nuk diskriminon financat e individit shqiptar. #RamaIK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here