Ndërron jetë një 75-vjeçar nga covid-19 tek Infektivi

0
150

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga COVID-19. Bëhet fjale për një pacient 75-vjeçar, i cili kishte mbërritur në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se i moshuari vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore u rëndua në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se numri në total i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 17, ndërsa 304 të tjerë janë prekur nga ky virus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here