Mjeku Arjan Mezini foli për situatën e krijuar nga koronavirusi. Sipas tij situata është e rëndë dhe e vetmja rrugë që do të jepte një panoramë më të qartë janë testimet e shumta që duhen bërë.
Mezini tha në “Opinion” se ne nuk testojmë shumë dhe se ai është i bindur se ka shumë më tepër të infektuar se sa raportohet. Më tej, ai nënvizoi se testimet e shumta janë të domosdoshme por ne nuk kemi mundësi financiare.
“Ne kemi shumë pak pacientë të testuar. Nëse ne kemi 377 të dedektuar, jam i sigurt se numri është tepër më i madh. Testimi tek ne është bërë tek personat me simptoma mesatare dhe të rënda.
Do bëja një thirrje. Rastet në spitalet e rretheve. Pneumoni atipike janë shumë të pakta në një vit. Ne kemi vendosur një kriter që deri sa të dalë tamponi, pacienti qëndron në spitalin ku është.
Por për personat me insufiçencë respiratore është shumë e rëndësishme. Ne kemi patur eksperciencë edhe në spitalin tonë ku tamponi i parë tregon negativ dhe ti je i infektuar”, tha mjeku Mezini.
“Duhet të testojmë shumë më tepër sesa kaq, por me këmbë në tokë. Kjo për faktin se ne nuk i kemi aftësitë financiare. Nuk mund të lëmë mënjanë edhe privatët. Po të shohim sot në Gjermani kemi 1500 të testuar vetëm sot.
Dhe në javë kapaciteti është 700 mijë testime. Sot kanë nisur dhe studimet e tërthorta ku testohen ata që tregojnë nëse e ke kaluar apo jo virusin dhe nëse je imun ndaj sëmundjes.
Ky testim po bëhet në Mynih dhe do bëhet në gjithë popullatën nëse është e imunizuar. Piku besoj se do jetë java që kemi hyrë dhe besoj nga java tjetër. Sot deri në orët e drekës kemi pasur tre shtrime.”-tha mjeku.