Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka informuar qytetarët sot lidhur me situatën e epidemisë së koronavirusit në Shkodër.
Voltana tha: “Informacioni i dhënë sot nga institucionet përkatëse në Komisionin e Mbrotjes Civile të Qarkut Shkodër deri në orën 10.00 është
NJVKSH – Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër
Nga 15 mostrat e dërguara në ISHP dje kanë dalë “Negativ” për të gjithë.
Për Rrethin Shkodër mbetemi me nr. 43 të infektuar.
Numri i pacientëve të shtruar në Tiranë është 7 (shtatë), nga këta 5 janë nga Shkodra dhe 2 nga Vau Dejës.
Gjendja shëndetësore është e stabilizuar deri tani.
Janë gjurmuar sipas NJVKSH 216 kontakte dhe janë vlerësuar deri më tani nga Sherbimi Epidemiologjik Shkodër.
Gjendja shëndetësore e të karantinuarëve në banesa nga referimi i NJVKSH, është i mirë deri në këto momente.
Nga data 28 Shkurt deri 6 Prill 2020, në Rrethin e Shkodrës, janë marrë gjithsej 168 tampona.