Studimi fundit, tronditës në Gjermani: Vetëm 6% e të infektuarve në botë janë zbuluar deri tani…

0
119

Një studim i fundit i universitetit të Gotingenit në Gjermani ka arritur në përfundmin, se rastet e diagnostikuara me koronavirus përbëjnë vetëm 6% të rasteve të përgjithshme në botë.

Nëse i përmbahemi këtij studimi, duket se numri real global i të infektuarve shkon në dhjetëra milionë. Gjithçka lidhet me testimin dhe zbulimin e të infektuarve, që pastaj çon për rrjedhojë në numër të ulët të vdekurish.

Sipas studimit, në Gjermani janë zbuluar 15.6% e rasteve; në Itali janë zbuluar vetëm 3.5%; në Spanjë 1.7%; në SHBA 1.6% dhe në Britaninë e Madhe, 1.2%.

Kurse vendet që janë më përpara në këtë drejtim janë; Koreja e Jugut ku janë zbuluar gati 50% e rasteve; në Japoni 25%; në Norvegji; 37.7%.

Sipas studiuesve në fjalë, më 31 mars Gjermania ka pasur 460.000 raste, Italia 3.000.000, Spanja 5 milionë, Britania 2.5 milionë, kurse SHBA 10 milionë.

Kurse përqindja e të infektuarve sipas popullsive varion: në Itali ka shkuar 5%, në Spanjë 12.2%, në SHBA 3.5%, në Turqi 13.2%, në Korenë e Jugut 0.004%. Vdekshmëria shkon në 1% të të infektuarve, ndonëse në Itali p.sh numri i të vdekurve është poshtë 1% nëse konsiderojmë se të prekurit janë 3 milionë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here