Bozdo: Paketa e parë ekonomike, një thërrime nga Rama…

0
141

Ekonomia në Shqipëri është drejt një kolapsi. Qeveria thotë se pas datës 15 prill pritet të zyrtarizohet dhe paketa e dytë ekonomike, për t’i ardhur në ndihmë biznesit dhe qytetarëve. Nga ana tjetër Partia Demokratike akuzon se këto paketa nuk janë të mjaftueshme. Ekonomisti, njëkohësisht dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Eno Bozdo thotë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë efikase për të përmirësuar problematikën ekonomike.

“Lajmërimi i parë që dëgjova sot ishte i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili thoshte se kriza e shkaktuar nga pandemia do të jetë edhe më e rëndë së kriza e depresionit në vitin 1930 në SHBA. Kjo mjafton për të treguar gravitetin e e madh, problematikën e madhe ekonomike që tani nuk është më e Shqipërisë, por e të gjithë globit. Përsa i përket Shqipërisë, jemi i vetmi vend në rajon ndoshta dhe në botë, ku vetëm 5 javë pasi pandemia është ulur këmbëkryq dhe ekonomia ka stopuar, qeveria nuk ka marrë ende asnjë masë të vetme për të përmirësuar problematikën e thellë që lind pikërisht prej stopimit të ekonomisë së vendit nga papunësia, nga shtresat në nevojë dhe gjithçka tjetër. Kemi 5 javë tashmë dhe janë shumë pak paratë që kanë ikur nga thesari i shtetit drejt xhepave të atyre që duhet ta përfitojnë një ndihmë ekonomike”, tha Bozdo për “EuroNews Albania”.

Më tej ai shtoi se lajmi i dhënë për përfitimin e pagës së luftës nga ana e 10.000 bizneseve është një pikë ujë në oqean. Sipas tij kjo ndihmë e dhënë është pak në krahasim me nevojat e ekonomisë shqiptare. Anëtari i kryesisë së PD-së, nënvizoi se paketa e parë ishte një thërrime e fragmentuar, e copëtuar që ende pas 4 javësh pas fillimit të pandemisë nuk ka bërë efektin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here