Policia në Bari së bashku me të gjitha divizionet e Komandës Provinciale lokale të angazhuar në kontrollet e përgatitura nga Autoriteti i Sigurisë Publike për pajtueshmëri me dispozitat e Qeverisë që synojnë të kundërshtojnë përhapjen e epidemisë serioze COVID-19, kanë dhënë një goditje të rëndë në ndërmarrjen ndërkombëtare kriminale, duke përgjuar një ngarkesë të madhe droge.
Lënda narkotike ështëg gjetur në një kamion, ku ishte fshehur në një mënyrë tepër profesionale nga ana e shoferit shqiptar. Shoferi, një 47 vjecar shqiptar e kishte pasur vendin e nisjes së udhëtimit nga Durrësi, pasi deklaroi arsyet e udhëtimit, ose dorëzimin e një ngarkese të paketave të veshjeve në provincat e Piacenza dhe Bergamo të shoqëruar nga vetë-vërtetimi i përshkruar ka treguar shenja të dukshme se dicka nuk shkonte me ngarkesën që kishte.
Karabinierët kanë aktivizuar menjëherë qentë e antidrogës, të cilët nisën të nuhasin në kamion, pasi brenda kishte lëndë narkotike, ndryshe nga se kishte thënë shqiptari. Kontrolli për Covid-19 u shëndërrua kështu në një aksion për të parandaluar veorimtaritë e grupeve të dyshuara kriminale ndërkombëtare për trafik droge.
Pas disa orëve kërkim, në kamion, në një vend të fshehtë, u gjet sasia e drogës. Shpejt u zbulua se në kamion kishte 12 kilogramë kokainë dhe 8.8 kg heroinë. Pas kësaj, shoferi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, duke respektuar rregullat e Covid-19. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e furnizimit me drogë dhe rrugët nga shkonin trafikantët në Itali.