Këtë dimër “wild”, rroba e aksesorë me perçina

0
198

Valentino ishte i pari që propozoi aksesorët me perçina në këpucë, çanta etj., perçina shumë të dukshme, të futura në të gjithë koleksionin e tij

 

Këpucë, çanta dhe aksesorë me perçina janë bërë një ndër tendencat më të përhapura të sezonit, protagonist absolut në të gjitha koleksionet, duke filluar që nga firmat me luksoze ku spikasin Valentino, Christian Loubutini dhe Brian Atwood, ashtu dhe brand me ekonomik si H&M, Zara dhe Stradivarius që ripropozojnë trendet e vjeshtë-dimër 2012-13 në mënyrë personale për të gjithë xhepat. Se bëhet fjalë për këpucë, çanta, byzylyk, rripa etj., perçinat janë më të vërtet ngado në këtë sezon dimëror.

Aksesorët

Valentino ishte i pari që propozoi aksesorët me perçina në këpucë, çanta etj., perçina shumë të dukshme, të futura në të gjithë koleksionin e tij. Gjithashtu Christian Loubutini na mrekullon prej disa sezonesh me modelet e tij dekolta, ankle boots dhe pumps të çdo lloji, por tashmë të para me perçina metalike. Futet ne te njejten fushe edhe Brian Atwood me koleksionin e tij të çantave, duke i adaptuar një karakteristik rock glam dhe çanta mbrëmjesh elegante, një gjë të tille bën dhe Miu Miu me modelet e çantave. Nuk mungojnë të rejat e këtij lloji edhe në shtëpinë Burberry, Giuseppe Zanotti gjithashtu i gatshëm për të krijuar modele që tërheqin vëmendjen. Koleksioni i çantave me perçina shohin modele të bukura të propozuar nga Alexander McQueen i cili vesh me perçina clutch klasik, Blugirl, Furla dhe Mango. Por mes propozimeve low cost më interesante janë ato të Zara, qoftë për linjën e të rriturve ashtu dhe për më të rejat. Gjiganti spanjoll i modës ekonomike ka propozuar xhaketa të veshura me perçina, balerina, ankle boot etj.