Fituan betejën me COVID-19, flet familja në Elbasan: Nuk është ai “gogoli” që flitet kudo…

0
149

Tamponët e tretë tregojnë se janë shëruar. Familja Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu “ në Elbasan tashmë konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj kovid 19-të. Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para pavarësisht se ka rezultuar pozitive, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë.

Dy bashkëshortët, teksa tregojnë eksperiencën e tyre për Fax News, falenderojnë Zotin që e kaluan pa komplikacione.

Sipas 62-vjeçarit Nektar Sejdini, problem për të ka qenë temperatura e lartë për një javë, por thotë se për personat që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore nuk është ai “gogoli” që flitet kudo. Mimoza thotë se ky virus është tinëzar dhe se ai shfaqet atëherë kur ti nuk e pret. Ajo e krahason me armikun e padukshëm që flitej në patrullat para viteve 90-të. Asnjëri prej tyre nuk di të thotë se ku e ka marrë virusin, por thonë se me tu konfirmuar pozitiv morën të gjitha masat për tu ioluar.

Në fund çifti, i cili sfidoi koronavirusin dhe arriti t’ia dalë ndaj armikut të padukshëm, i cili ka vënë në vështirësi shkencëtarët dhe fuqitë më të mëdha të botës, përcjellin mesazhin e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here