Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Gjermanët kanë të drejtë të protestojnë gjatë kohës së pandemisë por me një kusht

0
125

Gjykata Kushtetuese e Gjermanise ka vendosur kete te enjte se Gjermanët kanë të drejtë të zhvillojnë protesta politike, nëse zbatojnë rregullat e distancës fizike në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit, shkruan Reuters.

Çështja ishte dërguar në Gjykatë nga disa aktivistë të rinj, pasi autoritetet në qytetin perëndimor të Giessen, ndaluan një protestë të planifikuar për këtë javë.
Përmes saj do të kundërshtohej rregulli i vendosur për të ndaluar tubimet e më shumë se dy personave në publik.

Aktivistët pro-demokracisë në Giesen, në shtetin e Hese, thonë se masat e bllokimit shkelin lirinë e tubimit, një parim kryesor i kushtetutës gjermane.

Ata e çuan çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykata lokale përkrahën vendimin e autoriteteve për të ndaluar demonstratat edhe pse organizatorët kishin premtuar se do të respektonin rregullat distancës gjatë marshimit.

Gjykata Kushtetuese tha se një ndalim i përgjithshëm i demonstratave do të ishte jokushtetues dhe i urdhëroi ata të rishikojnë vendimin e tyre. Gjykata tha se shqetësimet shëndetësore të lidhura me pandeminë e koronavirusit nuk janë bazë për një ndalim të përgjithshëm të demonstratave.

Gjermania e ka mposhtur pandeminë më mirë sesa shumica e vendeve të tjera evropiane si Italia, Spanja dhe Franca, duke regjistruar pak më shumë se 3.600 vdekje nga 130.450 raste të konfirmuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here