Konferenca e Paqes 1919 / Gruaja e oratorit serb, si “tradhtoi” bashkëshortin, del në anën e shqiptarëve

0
185

 

Traktati-Versajes

“Gjashtë muaj që ndryshuan botën”, libri më tronditës, kur Parisi në vitin 1919 u bë kryeqyteti i botës; Konferenca e Paqes mblodhi njerëzit më të fuqishëm të saj për të krijuar harta të reja dhe organizata të reja; Margaret Makmillan është autorja e saj. Ajo rrëfen se Konferenca e Paqes u shndërrua një nga çështjet më të rëndësishme të botës, paqebërësit – njerëzit e saj më të fuqishëm. Ata argumentonin, debatonin, grindeshin dhe pajtoheshin përsëri. “Ata krijonin vende të reja dhe organizata të reja. Ata darkonin së bashku dhe shkonin në teatër së bashku, dhe, midis janarit dhe qershorit, Parisi ishte njëherazi qeveria botërore, gjykata e apelit dhe parlamenti i saj, epiqendra e shpresave dhe e druajtjeve të saj. Zyrtarisht, Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, por gjashtë muajt e parë të saj janë ato që llogariten, që u morën vendimet kyçe dhe që u vunë në lëvizje zinxhirët jetikë të ngjarjeve. Bota kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë dhe kurrë nuk do t`a shohë më.

Paqebërësit ishin aty sepse Evropa krenare, me besim në vetvete dhe e pasur, ishte bërë për vete copë-copë. Një luftë që kishte nisur në vitin 1914 mbi një zënkë për pushtet dhe influencë në Ballkan i kishte thithur të gjitha fuqitë e mëdha, prej Rusisë cariste në Lindje deri tek Britania në Perëndim dhe pjesën dërrmuese të shteteve më të vegjël. Vetëm Spanja, Zvicra, Holanda dhe vendet Skandinave, kishin arritur të mos përziheshin në të. Luftëra ka patur në Azi, Afrikë, ishujt Paqësorë dhe në Lindjen e Mesme, por shumica kanë qenë në tokën europiane, përgjatë rrjetit të çmendur të llogoreve që shtriheshin nga Belgjika në veri e deri në Alpet në Jug, përgjatë kufijve të Rusisë me Gjermaninë dhe aleaten e saj Austro-Hungarinë, si dhe në vetë Ballkanin. Ushtarët kishin ardhur nga anembanë bota: australianë, kanadezë, neozelandezë, indianë, njufandlendërs (nga një ishull në Kanada), për të luftuar për Perandorinë Britanike; vietnamezë, marokenë, senegalezë për Francën; dhe më në fund amerikanët, të acaruar tej mase nga sulmet gjermane mbi anijet e tyre”. Më poshtë japim panoramën që përshkruhet nga Makmillan për pretendimet serbe, dhe si kjo “ëndërr” u realizua nga Tito me bashkimin e Jugosllavisë, sigurisht ku pjesa e planit ishte zhdukja e Shqipërisë.

Përgatiti: V. M.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here