Në Maqedonine e Veriut mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit kanë mposhtur COVID-19, 18 pacientë me koronavirus, ndërkohë, që numri i personave të shëruar në total ka shkuar në 139.
Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 22 raste, Kumanovë 4, Prilep 3, Strugë 3, Veles 3, Manastir 1.