Në Zelandën e Re, kryeministrja ndërmori veprime të shpejta për të mbyllur turizmin dhe për të imponuar një mbyllje muaji të tërë në të gjithë vendin, duke izoluar viktimat e koronavirusit në vetëm nëntë vdekje. Të tre vendet kanë marrë vlerësime për trajtimin e tyre mbresëlënës të pandemisë së koronavirusit. Janë të shpërndarë në të gjithë globin: një është në zemër të Evropës, një është në Azi dhe tjetri është në Paqësorin e Jugut. Por këto vende kanë një gjë të përbashkët: të gjitha ato udhëhiqen nga gratë. Suksesi i këtyre vendeve dhe qeverive të tjera të udhëhequra nga gratë në trajtimin e një pandemie globale është më e rëndësishmja, duke pasur parasysh që grate janë më pak se 7% e udhëheqësve botërorë.
Masat e shpejta, vendimtare
Këto vende – të gjitha demokracitë shumëpartiake me nivele të larta besimi publik në qeveritë e tyre – e kanë përmbajtur pandeminë përmes ndërhyrjes së hershme, shkencore. Ato kanë zbatuar testimet masive, qasje të lehtë në trajtim mjekësor cilësor, gjurmim agresiv të kontaktit dhe kufizime të ashpra në tubimet sociale. Shihni Tajvanin, një demokraci prej gati 24 milion njerëz – me afërsisht të njëjtën popullsi si Australia – jashtë brigjeve lindore të Kinës. Tajvani pretendohet nga Pekini si territor i saj, kështu që duhet të ishte shumë i prekshëm nga një epidemi me origjinë nga Kina.
Por kur Presidentja i Tajvanit, Tsai Ing-ëen dëgjoi për një virus të ri misterioz që infektonte qytetarët e Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ajo menjëherë urdhëroi që të gjitha aeroplanët që vinin nga Ëuhan të kontrolloheshin. Më pas, ajo ngriti një qendër kontrolli të epidemive, nisi prodhimin e pajisjeve mbrojtëse personale siç janë maskat për fytyrën dhe kufizoi të gjitha fluturimet nga Kina, Hong Kongu dhe Macau.
Masat agresive të Tajvanit kanë kufizuar pandeminë në vetëm 393 të infektuar dhe gjashtë vdekje. Departamenti Amerikan i Shtetit citon suksesin e koronavirusit të Tajvanit, duke i kërkuar OBSH-së, që Tajvani të ketë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Botërore të Shëndetit.
Gjermania, me 83 milion qytetarë, ka pasur mbi 132,000 të infektuar por vdekje shumë të ulëta për milion – shumë më e ulët se shumica e vendeve të tjera evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e doktoruar në kimi kuantike, ka rritur kuotat e vlerësimit për shkak të trajtimit të saj të aftë të pandemisë. Gjermania ka shtretërit e kujdesit më intensiv dhe programin e testimit të koronavirusit në shkallën më të madhe në Evropë.
“Ndoshta forca jonë më e madhe në Gjermani … është vendimmarrja racionale në nivelin më të lartë të qeverisë së kombinuar me besimin që gëzon qeveria te popullata,” i tha Hans-Georg Kräusslich, kreu i virologjisë në Spitalin Universitar në Heidelberg për Neë York Times.
Zelanda e Re është një ishull me gati pesë million banorë, i cili mbështetjen ekonomike e ka tek turizmi. Por kryeministrja Jacinda Ardern, mbylli kufijtë e Zelandës së Re për vizitorët e huaj më 19 mars dhe njoftoi një bllokim katër-javor të vendit në 23 mars, duke kërkuar që të gjithë punëtorët e sektorëve jo-jetikë të qëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve ushqimore ose ilaçe.
Vendi ka bërë testime masive dhe ka mbi 1.300 raste të konfirmuar, por vetëm nëntë vdekje. Zelanda e Re ka kaluar vetëm gjysmën e rrugës, dhe Ardern ka thënë se kjo luftë nuk do të përfundojë herët.
“Përballë kërcënimit më të madh për shëndetin e njeriut që kemi parë në mbi një shekull, kemi zbatuar në heshtje dhe kolektivisht një mur të mbrojtjes mbarëkombëtare,” tha Ardern në një fjalim para kombit të enjten.
Vendet nordike
Katër nga pesë vendet nordike drejtohen nga gratë. Vendet e tyre kanë secila nivele më të ulëta të vdekjes nga koronavirusi në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Për shembull, Kryeministrja e Finlandës, 34-vjeçarja Sanna Marin, është udhëheqësja më e ri në botë, por ajo ka vlerësohet me 85% nga finlandezët për trajtimit e pandemisë, ku ka patur vetëm59 vdekje në një popullsi prej 5.5 milion.
Krahasojini këto shifra me Suedinë – i vetmi vend nordik që nuk drejtohet nga një grua, ku Kryeministri Stefan Löfven nuk pranoi të vendosë izolimit dhe i ka mbajtur të hapura shkollat dhe bizneset. Atje, niveli i vdekjeve është rritur shumë më tepër se në shumicën e vendeve të tjera evropiane.
Krerë të tjerë gra të shteteve janë bërë tituj në gazeta për përgjigjen e tyre të ashpër ndaj koronavirusit. Kryeministrja Silveria Jacobs e Sint Maarten, një ishull i vogël në Karaibe me vetëm 41,000 banorë është kthyer në virale pas një videoje ku iu kërkon qytetarëve që “thjesht të ndalojnë lëvizjen”.
“Nëse nuk keni llojin e bukës që ju pëlqen në shtëpinë tuaj, hani atë që keni. Nëse nuk keni bukë, hani drithëra. Hani tërshërë,” thotë ajo në video.
‘Njerëz të paaftë, mohues shkencorë’
Sigurisht, Presidenti (mashkull) i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka merituar lavdërimet për rrafshimin e kurbës së infeksioneve në vendin e tij përmes testimeve masive. Por shumë vende të udhëhequra nga burra jokompetentë, mohues të shkencës kanë çuar në shpërthim të koronavirusit katastrofik. Epiqendra e pandemisë tani ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Trump fillimisht akuzoi partinë Demokratike për politizimin e virusit si një “mashtrim” dhe nuk dëgjoi paralajmërimet e shumta nga shkencëtarët më të mirë për muaj me radhë. Kjo solli urgjencën aktuale të mbi 25,000 vdekjeve nga COVID-19, dhe një gjysmë milion rastesh të konfirmuara, të cilat vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Në mënyrë të ngjashme, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson hodhi poshtë shifrat e shëndetit publik dhe nuk pranoi të vendoste kufizime disa javë pasi vendet e tjera evropiane reaguan. Para se të shtrohej në spital me Covid-19, ai u tha gazetarëve se virusi nuk do ta ndalonte atë të shtrëngonte duart e të përqafohej me pacientët në spital. Dhe koronavirusi nuk do të ishte përhapur në të gjithë botën aq shpejt nëse Presidenti Kinez Xi Jinping nuk do të lejonte pesë milion njerëz nga Ëuhani të largoheshin para izolimit.
Duhen më shumë gra?
Është shumë herët për të thënë se cilët do të jenë liderët që morën masat e duhura për të kontrolluar përhapjen e COVID-19 duke shpëtuar më shumë jetë, por shembujt e mësipërm tregojnë se liderët që vepruan shpejt dhe saktë e me vendosmëri ishin gra. Më 1 janar 2020 vetëm 10 nga 152 kryetarët e shteteve të zgjedhura ishin gra, sipas Bashkimit Ndër-Parlamentar dhe Kombet e Bashkuara – dhe burrat përbëjnë 75% të ligjvënësve, 73% të vendimmarrësve menaxherial dhe 76% të spikerëve në mediat kryesore të lajmeve.
“Ne kemi krijuar një botë ku gratë janë shtrydhur në vetëm 25% – një e katërta – e hapësirës, si në dhomat vendimmarrëse fizike, ashtu edhe në tregimet që ne tregojmë për jetën tonë. Një e katërta nuk është e mjaftueshme,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Grave të KB, Phumzile Mlambo-Ngcuka.
Është koha për ne që të kuptojmë se bota ka shumë nevojë për më shumë gra udhëheqëse dhe përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e politikës.
Së paku, numri disproporcional i grave udhëheqëse që kanë arritur të kontrollojnë këtë pandemi – deri më tani – duhet të na tregojë se barazia gjinore është thelbësore për shëndetin publik global dhe sigurinë ndërkombëtare.
Përshtati në shqip: dosja.al