Përfshihen nga flakët automjetet në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit…

0
132

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Një nga automjetet raportohet të jetë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Mësohet gjithashtu se automjeti tjetër është në pronësi të gruas së gjyqtarit. Bashkëshortja e Vrionit është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan. Burime për Abc News bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni.

Mësohet se makinave u është vënë flaka nga dy persona të maskuar. Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here