Komisioni Europian, korniza e Prokurimit Publik në lidhje me krizën COVID-19

0
211

Nga Erald Kojku, auditues në KLSh

COVID-19 ka krijuar krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike në dekada. Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ekipet drejtuese të terrenit po bëjnë punë të guximshme për ti siguruar popullit akses në furnizimet me ilaçe, ushqime dhe nevojat bazike. Me aftësitë dhe sakrificat e tyre po shpëtojnë jetë dhe po ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrave jetësore.

Përpos luftës për të shpëtuar jetë, qeveria po përballet me një krizë tjetër, atë të pajisjes së spitaleve me infrastrukturën e nevojshme.

COVID-19 është një krizë shëndetësore që kërkon zgjidhje të shpejtë, të zgjuar dhe shkathtësi në trajtimin e një rritjeje të kërkesës për mallra dhe shërbime të ngjashme ndërsa zinxhirët e caktuar të furnizimit janë pothuajse ndërprerë. Shteti shqiptarë si të gjithë shtetet e prekura nga ky virus janë në pararojë për shumicën e këtyre mallrave dhe shërbimeve. Ato duhet të sigurojnë disponueshmërinë e pajisjeve mbrojtëse personale, siç janë maskat për fytyrën dhe dorezat mbrojtëse, pajisjet mjekësore, veçanërisht ventilatorët, furnizimet e tjera mjekësore.

Krizat e kaluara shëndetësore në vendet në zhvillim, përfshirë Ebola, SARS, dhe Gripi i Derrit, treguan se procedurat dhe kërkesat për mallra dhe shërbime mund të kenë nevojë të modifikohen gjatë situatave emergjente, por nuk duhet të shmangen. Sistemet e Menaxhimit të Financave Publike duhet të jenë të përgjegjshëm dhe fleksibël, duke siguruar fondet e nevojshme dhe minimizuar mashtrimin dhe korrupsionin. Vendet në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria duhet të ndërmarrin hapat e nevojshme për të siguruar që Sistemet e Menaxhimit të Financave Publike ti përgjigjen më së miri COVID-19.

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi institucionet se të gjitha procedurat e prokurimeve do të pezullohen me përjashtim të atyre që vijnë si domosdoshmëri e situatës së krijuar nga COVID-19, por duke mos krijuar lehtësira të tjera proceduriale mbi këto prokurime.

Prokurimi, veçanërisht për pajisjet e nevojshme mjekësore, mund të jetë i ngadaltë. Qeveritë po hasin në sisteme të vjetruara dhe u mungojnë informacione dhe të dhëna të qarta. Për më tepër, aksionet po zvogëlohen me shpejtësi ndërsa çmimet rriten. Në këto rrethana duhet që qeveria të ndërmarri hapat e nevojshme që të prokurojë këto produkte dhe sherbime në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Më 1 Prill 2020 u publikua udhëzimi nga Komisioni Europian mbi aplikimin e kornizës së prokurimit publik gjatë shpërthimit të virusit Covid-19.

Në veçanti, udhëzimi përcakton një gamë të opsioneve për dhënien e kontratave publike sa më shpejt të jetë e mundur brenda kornizës së ligjit evropian të prokurimit publik.

Disa nga masat që Komisioni Europian propozon mbi lehtësirat proceduriale janë që:

  • Në rastet urgjente, afatet për secilën procedurë mund të shkurtohen në mënyrë të konsiderueshme;
  • Nuk ka kërkesa në lidhje me numrin minimal të kandidatëve për t’u përfshirë;
  • Nëse ky fleksibilitet nuk është i mjaftueshëm, kontratat gjithashtu mund të jepen direkt;
  • Përmbushja e nevojave të menjëhershme të spitaleve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor në veçanti bie në fushën e urgjencës;
  • Për të përshpejtuar prokurimet, autoritetet kontraktuese mund të kontaktojnë kontraktorët e mundshëm brenda dhe jashtë BE-së me telefon, postë elektronike ose personalisht, të punësojnë agjentë që kanë kontakte më të mira në treg, të dërgojnë përfaqësues direkt në vendet që kanë rezervat e nevojshme dhe mund të sigurojë ofrimin e menjëhershëm dhe të kontaktojë furnizuesit e mundshëm për të rënë dakord për një rritje të prodhimit ose rinovimin e prodhimit.

Udhëzimi sqaron parametrat se kur është e mundur që autoritetet kontraktuese të devijojnë nga procedurat e zakonshme të rregulluara të prokurimit, si rezultat i shpërthimit Covid-19.

Anullimi i procedurave të prokurimit, me përjashtim të procedurave në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19 është një nga masat e duhura që janë marrë, por pa krijimin e lehtësirave dhe përshpejtimin e procedurave të sugjeruara nga Komisioni Europian rrezikojmë që të mbetemi në kolaps, gjë që do të na çojë në mungesën e pajisjeve të duhura shëndetësore që përmendëm më sipër. Gjithashtu duhet që çdo shmangie nga procedurat normale të prokurimit duhet të justifikohet, me arsyetimin e regjistruar në procesverbalin zyrtar të procedurave të prokurimit. Dhënia e një kontrate pa konkurrencë është një nga arsyet mbi të cilat një palë e interesuar mund të kërkojë një sërë mjetesh juridike nga Gjykatat, ndikimi i të cilit do të ishte shpallja e kontratës të pavlefshme.

 

Bibliografi

Official Journal of the European Union “Guidance from the European Commission on Using the Public Procurement Framework in the Emergency Situation Related to the COVID-19 Crisis , (2020/C 108 I/01) , EUROPEAN COMMISSION , 1AD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here