Ndërsa shumë vende kërkojnë t’i japin fund izolimit, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë një tjetër paralajmërim që ky proces të kryhet gradualisht.
Sipas ekspertëve, nëse relaksohemi para kohe, kjo mund të rrisë infeksionet e reja.
“Të paktën derisa të gjendet një vaksinë, ose një trajtim shumë efektiv, do të duhet që kjo të na kthehet në një rutinë”, tha Takeshi Kasai, Drejtori Rajonal për Paqësorin Perëndimor, duke shtuar se masat e bllokimit kanë rezultuar të efektshme.
Ai theksoi se çdo qeveri që po mendon të lehtësojë masat duhet të planifikojë ta bëjë atë në faza duke monitoruar vazhdimisht situatën.
“Individët dhe shoqëria duhet të jenë të gatshëm për një mënyrë të re jetese”, tha ai.
Vende si Japonia dhe Singapori kanë parë rritje të mëdha të infeksioneve të reja, duke shkaktuar shqetësime për një valë të dytë të rasteve COVID-19.