Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, gjatë një interviste në Fax News tha se vala e parë e infeksionit COVID-19 në vendin tonë ka kaluar.
Sulçebe tha se kurba e COVID-19 në vendin tonë është futur në javën e 7-të dhe ka një sheshim dhe një rënie të numrit të prekurve.
Po ashtu mjeku shtoi se në fund të majit, kur të kemi dhe një rritje të temperaturave do të ketë një numër në rënie të rasteve me koronavirus.
Sulçebe më tej theksoi se duhet të bashkëjetojmë me virusin, pasi ai tashmë është kudo dhe se ka persona asimptomatike që e kalojnë pa shenja ose në formën e një gripi të thjeshtë, ndërkohë që shtoi se të moshuarit dhe ato me sëmundje kronike duhet të bëjnë kujdes.
“Kurba është e ngjashme me vendet e tjera dhe të gjithë epidemiologët dhanë një pasqyrë të qartë. Është një kurbë 10 javore, në 6 javët e para bën ngjitje dhe ne kemi hyrë në javën e 7 në vendin tonë dhe po bie, po sheshohet kurba. Për fat nuk kemi arritur një pikë të lartë të kurbës, kemi një fat të madh që kemi humbur pak njerëz, jemi në fund të kësaj kurbe.
Dmth në fund të valës së parë. Në fund të majit do të kemi një rënie të rëndësishme të rasteve të infektuara. Duke e lidhur edhe me rritjen e temepraturave mendoj se do të kemi një numër në rënie të rasteve sidomos në stinën e nxehtë të verës.
Virusi është kudo dhe dihet që shumica e personave janë asimptomaktikë dhe e kalojnë pa shenja në formën e një gripi të lehtë. Të gjithë e shpërndajnë, virusi është kudo. Në një ambient ku ndodhen shumë njerëz do të kemi mikroshpërthime. Ky infeksion është i rrezikshëm mbi moshat 65 të cilat duhet të distancohen. Moshat e tjera duhet të fillojnë një aktivitet normal.
Këto vatra tregojnë ecurinë normale të epidemisë e cila ka marrë një rrugë të sheshtë drejt rënies.
Në këtë nivel që flasim kemi shumë pak raste të infektuar, ne mund të kemi shuëm herë më tepër se 600 raste. Dimë se në Itali 10% e popullatës është e prekur. Mendoj se kemi deri në 100 mijë veta që mund të jenë prekur dhe e kanë kaluar. Duhet të kemi parasysh se shtresat më të prekshme janë të moshuatrit, ato me sëmundje kronike duhet të vijonnë që të mbrohen pasi ky infeksuon është shumë më i rrezikshëm për to.
Pasojat tek të rinjtë janë të padukshme dhe popullatat jonë u treguar e rezistente me këtë epidemi. Në krahasim me SHBA do të kishim 300 viktima. Ne kemi 10 herë më pak humbje jete dhe tregon edhe masat që janë marrë në kohë dhe popullatat shqiptare u treguar e rregullt, dhe me një nivel të mirë që i mbijetoi këtij infeksioni.
Vatrat do të ketë padyshim sepse akoma nuk është prekur pjesa më e madh e popullatës, do të ketë vatra, por vala e parë e këtij infeksioni ka kaluar është në reneë. Masat duhet të pakësohen, por gradualisht, duke zbatuar masat elemenatre largja e duarve, mosprekja e fytyrës dhe distancimi social.”- tha Sulçebe.
Kur mund të kemi një fund të pandemisë?
Tani ky është një fundi natyral dhe fundi artificial është nëpërmjet vaksinës. Nëse fillon në vjeshtën e ardhmeshme për 2-3 muaj fillon pjesa e popullatës të vaksinohet. Nëse vaksina nuk është efikase do të fillojmë me imunizimin gradual të popullatës. Në fund të vitit të jetë imunizuar popullata. Jam optimist se në fund të vitit do të kemi raste shumë të pakta nga COVID-19.