Përballja me covid-19/ Basha ‘sfidon’ Ramën, tregon si do të vepronte po të ishte kryeministër…

Kreu i PD Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, ka folur lidhur me situaten aktuale ne te cilen ndodhet vendi,pas perballjes me pandemine covid-19.

Basha tha se, cilat do të ishin masat që ai do të merrte nëse do të ishte kryeministër në vend të Ramës.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së, tha se të parën gjë që do të bënte, është mbyllja e kufijëve me Italinë dhe më pas do të vijonte me testimet dhe ndihmën ekonomike ndaj shqiptarëve në nevojë.

PJESË NGA BISEDA:

Rezar Xhaxhiu: A është komode të flasësh kur je në opozitë të flasësh për buxhetin? Keni lehtësi kur flisni?

Lulzim Basha: Jo sepse mbaj në supe peshën. Çdo propozim është bërë që po të ishim në qeveri do t’i zbatonim. Ne po sillemi sikur të ishim në qeverisje. Para ka por Rama i mban për oligarkët.

Rezar Xhaxhiu: Nëse ju do të ishit kryeministër, si do të kishit vepruar?

Lulzim Basha: S’do ta lija situatën të shkonte deri këtu. Edhe po të mos më shkonte mendja vetë, do dëgjoja të tjerët dhe do mbyllja kufijtë me Italinë. Ata që do të kishin simptioma do të futeshin në karantinë. Do blija dhjeta mijëra kite dhe do të testonim më të ekspozuarit. Sot do kishin 40-50 herë më shumë të testuar tani. Qeveria do të kishte një tagër me të madh realiteti. Nuk do prisja dy javë për të shpallur gjendjen e emergjencës. Do të anuloja koncesionarët, përveç dializës. Çdo kontratë tjetër do të pezullohej. Do t’i vija në ndihmë të varfërve dhe fermerëve.

Përballja me covid-19/ Basha ‘sfidon’ Ramën, tregon si do të vepronte po të ishte kryeministër…

VOA/ Rrëfimi i shqiptarit 28-vjeçar që i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko