Presidenti Meta deklaroi sot përballë gazetarit Çim Peka, se per ndryshimet ne Kodin Penal ka qen pak e veshtire per te pasur konsulta te gjera si ne cdo rast tjeter, pasi ndodheshin para gjendjes se fatkeqesise natyrore , dhe duheshin parashikuar keto masa ne Kod.
Meta:
Ndryshimet jane bere ne baze te standarteve daneze, si nje nder vendet me demokratike ne bote. Besoj dhe u mundova fort qe gjtihe procesi te ishte transparent, me gjithe ndryshimet e propozuara nga une per masen e denimit. Te ndodhur para kesaj fatkeqesie qe solli pandemia, ne u munduam te bejme me te miren e mundshme.
Jemi në emergjencë, në krizë ku gjërat bëheshin edhe pa një bazë ligjore. Një nga arsyet pse e thirra KSK për herë të dytë ishte edhe ndryshimet e Kodit Penal. I ftuar ka qenë edhe kreu i opozitës, zoti Basha. Para konferencës e kam thirrur zotin Basha. Kam lexuar mendimet e Avokatit të Popullit, të KSHH-së. Ka qenë e vështirë për të bërë konsultime si në kohë normale.
Opozita do e kishte të vështirë të thotë që këto formulime nuk qëndrojnë. Ata do ngrejnë problemin e procedurës. Kështu që jemi në një situatë ku i gjithë bashkëpunim u bë për interesin publik”, tha presidenti Meta