Tabaku shpreh keqardhje për gjimnazit “Sami Frashëri”: E papranueshme, pa iu tharë boja e inaugurimit hidhet në tokë…

0
125

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka shprehur keqardhjen për prishjen e godinës së gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc”, Tabaku tha se gjimnazi u inaugurua nga kryebashkiaku Veliaj në 2018-ën dhe ende pa u tharë boja, sipas saj, u hodh në tokë.

“I janë sulur tiranës copa copa. Në 2018 gjimnazi u inaugurua nga kryetari i bashkisë. Pa u tharë boja ai e rrëzon poshtë. Nuk ekziston tenderi për ndërtimin, por është hapur vetëm një tender për projektimin. Një fasadë që hedhin poshtë disa ndërtesa vetëm për t’ia dhënë dikujt për të ndërtuar.  

Shumë nga ish shokët e mi të klasës kanë shprehur keqardhje që nuk ekziston më gjimnazi. Përveç pjesës nostalgjike është e papranueshme që një ndërtesë e sapo inauguruar ti vihet kazma”, tha Tabaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here