Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije masat lehtësuese në “zonat e gjelbra”, ku përfshihen 7 bashki të vendit. Kreu i qeverisë njofton se duke filluar nga 27 Prilli, në këto zona automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, ku përjashtohen pensionistët.
Ndërkohë, pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08.30. Siç thekson kryeministri në këtë orar, ku do të dalin pensionistët, asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, u ndalohet të dalin nga shtëpia.
Sakaq, nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave.
E plotë:
Ja zonat e gjelbërta ku nga e hëna 27 prill do të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen:
- Qarku Dibër
- Qarku Gjirokastër
- Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
- Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
- Bashkia Divjakë
Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët
Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia
Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por kujdes(!), ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave
Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme