Nuk realizohet buxheti 8-mujor, dështojnë TVSH dhe Doganat

0
155

maxresdefault

 

Berisha: Plas evazioni i organizuar! Ministri i vjedhjes së floririt pranoi se 6 muaj cigaret i piu kontrabanda…

 

 

Ervin Kaduku

 

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrata fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit, duke shënuar një mosrealizim prej 15.6 miliardë lekësh më pak në fund të muajit të tetë, gusht. Sipas statistikave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat për periudhën janar-­gusht janë realizuar në masën 248.1 miliardë lekë. Totali i shpenzimeve arriti në 263. 2 miliardë lekë, ndërsa deficiti buxhetor llogaritet të jetë 15.2 miliardë lekë.

Të ardhurat për 8­-mujorin nuk ishin në nivelin e pritshëm, edhe pse në fillim të këtij viti hyri në fuqi paketa e re fiskale, ku pati një sërë rritje taksash, me anë të cilave pritej që mbushej arka e shtetit. Mosrealizimi i të ardhurave, një trend që po vazhdon që nga fillimi i vitit, bëri që qeveria të ndërhynte në treguesit fiskalë të këtij viti duke shkurtuar të ardhurat me 16.2 miliardë lekë. Kjo solli edhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Ndërsa niveli i të ardhurave nuk është në nivelin e parashikuar, qeveria ka nisur gjatë këtij muaji fushatën kundër informalitetit, çka pritet të rrisë dhe performancën e administratës fiskale.

 

Zërat

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka shënuar rënien e radhës, duke qenë më i ulët në 8-mujorin 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kaluar nga 81.6 miliardë lekë në 2014, në 80.2 miliardë lekë sivjet. Kjo është edhe taksa që tregon më së miri “shëndetin” e ekonomisë, sipas ekspertëve të financave. Kjo, pasi TVSH-ja pasqyron si prodhimin, ashtu edhe eksport-importin dhe rënia shpreh dobësi të ekonomisë në tërësi.

Në ulje rezulton edhe totali i të ardhurave të mbledhura nga administrate doganore.

Ndërkohë, shpenzimet buxhetore kanë kaluar nga 267.3 miliardë lekë në 8-mujorin e vitit 2014, në 263.3 miliardë lekë këtë vit.

Deficiti buxhetor rezulton mjaft më i ulët krahasuar me vjet.

 

Berisha

Lidhur me rezultatet financiare të qeverisë për periudhën janar-gusht është prononcuar dje edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postin në faqen e tij në Facebook, ai shkruan:

“Ekonomia në pikiatë, në rënie të lirë!
Vazhdon kontrabanda dhe evazioni i papërmbajtur qeveritar. Vetëm doganat mbyllin 8-mujorin me vetëm 89% të planit, apo me 11.6 miliardë avullim dhe për herë të parë me 3 miliardë më pak se 1 vit më parë.

Të dashur miq, të ardhurat në dogana si 8-mujor u realizuan 89% ose 11.6 mld më pak se plani. Me rishikimin e planit pas dështimit, piktori dështak ka ulur planin 17.6 mld lekë, nga të cilat 11 mld kanë mbyllur gropën e krijuar dhe rreth 7 mld janë ulur për vazhdimin e dështimit katërmujorin e fundit.

Kjo ulje drastike e planit ka çuar që rritja, krahasuar me një vit më parë, të jetë vetëm 3.2%. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një parashikim me rritje kaq të ulët.

Më shqetësues është fakti se, si 8-mujor, janë realizuar 3 mld më pak se vjet, ose 3% më pak. Nuk ka ndodhur më parë në historinë e doganave.
Pritshmëria është e errët, vazhdim i dështimit. Specialistët më informojnë se, deri në fund të vitit, do mbeten pa u realizuar 5-7 mld të tjera, pavarësisht uljes së planit.

Ministri i vjedhjes së floririt tha dje se do rriten të ardhurat doganore, pasi është rritur zhdoganimi i cigareve, nga 160 ton në 6 muajt e parë, në 250 ton dy muajt e fundit. Në këtë mënyrë, pranohet se 6 muaj cigaret i piu kontrabanda.

Tatimet janë dhe më keq e po kështu eksportet, që në gusht, si 8-mujor, ishin 3.4% më të ulta se sa një vit më parë. Piktori dështak, krenar me atë në diell, reciton shifrat e Gjergjit qesharak!

sb”

=======

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here