Princ Vidi të mos largohet nga Durrësi! Esat Pasha shfrytëzoi fanatizmin mysliman…

0
229

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Prill 2020

 

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 28 majit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe korrespondentit të gazetës austriake “Neue Freie Presse”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

 

Një konsultim mbi Shqipërinë

Vjenë, 27 maj.

 

Përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë, Syrja bej Vlora, i cili sapo ka mbërritur, është pyetur nga redaktori i “Neue Freie Presse” për kryengritjen, për situatën e principatës në përgjithësi dhe për masat më praktike për t’a zgjidhur.

 

Syrja i përsëriti kolegut tonë vjenez atë që i kishte thënë kontit Berchtold kur ai qe në Budapest :

 

Forca e komanduar nga oficerët holandezë, të pakët në numër, është në vetvete e pamjaftueshme. Duhen trupa të huaja, të paktën pesë deri në gjashtë mijë ushtarë janë të nevojshëm, dhe komisioni i kontrollit të marrë përsipër drejtimin e qeverisë nën autoritetin e sovranit.

 

Sa për kryengritjen, është në thelb myslimane dhe armiqësore ndaj të huajve, por jo armiqësore ndaj të krishterëve.

 

Esat Pasha shfrytëzoi fanatizmin mysliman, dhe do të ishte e rrezikshme ta kujtojmë me idenë për të shpëtuar sovranin.

 

Unë nuk kam frikë për jetën e mbretit dhe familjes së tij. Megjithatë, mbreti duhet të jetë i fortë dhe të mos largohet nga Durrësi. Ndoshta do të kishte qenë më praktike sikur të ishte vendosur në Vlorë, ku unë i pata vënë në dispozicion pallatin tim, por tani ai duhet të qëndrojë në Durrës. Ai ka përkrahës trima, siç është Abdi beu, i fisit Toptani; është një kushëri i Esatit, por më popullor dhe më patriot se ky i fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here