Xhixho komenton ashpër propozimin nga Beqja për uljen e pensioneve: Qeveria e falimentuar të tregojë për koncesionet dhe tenderat sekretë

Ish ministri i Shendetesise Ilir Beqja ka ngjallur reagime te shumta me propozimin per ulje pagash dhe pensionesh, ne menyre qe ‘xhepi i shtetit te rri plot’.

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho e ka komentuar ashper kete ‘ide gjeniale’ te tij, duke u shprehur se shteti ka falimentuar ne garantimin e te drejtave te qytetareve, nderkohe qe mban te paprekura koncesionet dhe PPP-te.

Postimi i plote:

Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarve.
Nderkohë vjedhja e parave të shqiptarve të vazhdoj, me 250 milion euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura.
Me tendera sekret, nga ushqimet te letrat higjenike.

Jemi në kushtet e një shteti në prag falimentimit.
Qeveria të shprehet dhe ti tregojë Shqiptarëve në çfarë grope financiare e ka sjellë ekonominë e vendit, vjedhja vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Kjo tregon dështimin dramatik kësaj qeverie.
Sot maska, fasadat, propaganda kane rënë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko