A ka pasur kreu i PD kontakt me kryeministrin për pandeminë? Basha: Rama në vend të bashkëpunimit e sulmoi opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar ne emisonin “Opinion” e mohoi se mund te kete pasur kontakt me kryeministrin per pandemine, duke thënë se Rama në vend të bashkëpunimit e sulmoi opozitën.

A keni pasur një tentativë për kontakt drejtpërdrejtë me kryeministrin?

Jo nuk kam patur asnjë tentativë. Pse duhet të kisha tentativë. Ju e keni parë vetë çfarë sillje ka adoptuar. Kur ne propozonim masa ky dilte e shante në parlament. Pastaj kur e pa  se çfarë po ndodhte, në vend që të bënte një gjest prej shtetari doli e përhapi panik dhe duke zgurdulluar sytë thoshte do shkojmë për mish qeni, mish mace, arkivole, etj. Është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonat nga opozita. Opozita nuk e shfrytëzoi situatën për panik, pa një qeveri të papërgatitur dhe i propozoi një plan, jo se na intereson qeveria, sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë dhe mirëqenie.

Duke folur pwr menaxhimin e situatws nga qeveria, Basha tha se ekzekutivi nuk deklaruar numrin real të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Sipas tij, numri i ulët i viktimave vjen si rezultat i testimeve të ulëta.

A mendoni se ka ardhur koha për lehtësimin e tyre?

Nëse qeveria do të kishte pasur një plan dhe të kishte patur transparencë, Shqipëria sot do të ishte më e hapur dhe nuk do të kishim këtë gjendje ku pandemisë së COVID-19 i bën konkurencë pandemia po aq e rrezikshme, ajo ekonomike. Problemi është kur ke shifra zyrtare të cilat nuk janë transparente por përpilohen sipas një protokolli që mbahet sekret. Ku numri i testimeve e ke më të ulët atëherë ke dhe numrin e ulët të infektimeve dhe u shet shqiptarëve sapunin për djathë.  Në raport me vendet e tjera të Europës, raporti është 1 me 10, 1 me 100 i testimeve në Shqipëri, në raport me vendet e tjera të rajoni janë 1 me 3, 1 me 4 dhe në rastin më të mirë 1 me 2. Pra qeveria e ka mbajtur të ulët numrin e testimeve dhe shifrat që na tregon nuk janë shifrat e realitetit. Këtë mund ta shikoni fare thjesht, para pak ditësh kurba nisi aq lartë sa më 4 prill. Kurbës së Shqipërisë nuk i përafrohet asnjë vend tjetër pasi janë mbajtur testime të ulëta. Gjurmimi i personave nuk është bërë. Është akoma më e vështirë kur nuk ke kite testuese./ Opinion.al

A ka pasur kreu i PD kontakt me kryeministrin për pandeminë? Basha: Rama në vend të bashkëpunimit e sulmoi opozitën

Koronavirusi në Shqipëri që me 15 janar?!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko