Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ditën e sotme në Fier.
Një grup qytetarësh kanë protestuar kundër kryeministrit, pasi janë shprehur se vendi është në krizë dhe nuk kanë me çfarë të ushqehen.
Ata kanë brohororitur ndaj kryeministrit: “Ik, Ik, hajdut, kriminel’. Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar 3 protestues, pasi kan fyer kreun e qeverisë.