“Studentët të mos përjashtohen nga votimet”/ Sindikata e Punonjësve të Universiteteve kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

0
139

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka reaguar lidhur  procesin mësimor pas Covid-19 dhe për zgjedhjet në universitete.

Sindikata e Punonjësve thotë se format e mësimdhënies ndonjëherë kanë qenë të papërshtatshme, ndërsa shqetësimin më të madh e ka ngritur për zgjedhjet.

Ajo deklaron se data e zgjedhjeve nuk përkon me datën e rikthimit të studentëve në auditore dhe pretendon se kështu studentët përjashtohen nga zgjedhjet.

Sipas saj, nga situata aktuale nuk krijohen as kushtet e duhura për zhvillimin e një fushate zgjedhore dhe nuk ka zgjidhje as për votimin online.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve propozon që të shtyhet data e zgjedhjeve dhe ato të zhvillohen në shtator ose në fillim të vitit akademik 2020-2021.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here